E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, sulmohet ambasada greke

Sipas Radio Televizionit Serb RTS, njëra prej shisheve me lëndë shpërthyese theu xhamin e një dritareje, por zjarri nuk shkaktoi dëme brenda ndërtesës.

Dëshmitarët thanë se shishet u hodhën nga njëri prej të rinjve, të mbledhur përpara ambasadës. Menjëherë pas sulmit, autorët u ndanë në dy grupe, njëri u largua me taksi, kurse tjetri në këmbë.

Janë akoma të paqarta motivet e sulmit, megjithatë, policia është duke hetuar në lidhje me ngjarjen.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›