E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu Prishja e koalicionit ska vene ne krize institucionet

PRISHTINE- Nuk do te kete koalicion me PDK-ne thote kreu i Lidhjes Demokratike te Kosoves Fatmir Sejdiu. Ne nje interviste per TV Kohavision ish-presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka komentuar nje sere ceshtjesh te nxehta politike perfshire edhe mundesine e kandidimit te tij per kryeminister ne zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Presidenti Sejdiu ka shpjeguar arsyet e prishjes se koalicionit ku ceshtja e PTK-se ishte vendimtarja pas shqetesimit te vazhdueshem ndermjet partive te koalicionit pas perplasjes naten e njohur te Zanzi-Barit.
Gjykata Kushtetuese ishte nxituar ne rastin tim ka theksuar Presidenti Sejdiu duke mohuar se prishja e koalicionit ka vene ne krize institucionet e vendit.
Sejdiu tha se i sheh rruget kushtetuese si dalje nga situata e krijuar dhe 13 Shkurtin si daten e zgjedhjeve.
Kryetari aktual i LDK se gjithashtu i ka quajtur spekulime zerat e marreveshjes mes tij dhe Isa Mustafes per te kandiduar ky i fundit per kryetar ne zgjedhjet brendapartiake. Sejdiu eshte i bindur se nuk do te perseritet konflikti nga kuvendi i gjashte i LDK-se ndersa konkurrencen me Bujar Bukoshin e sheh si proces normal ne demokraci. Mes tjerash Presidenti Sejdiu ka komentuar edhe marredhenien e LDK se me PDK ne gjate qeverisjes hyrjen e djalit te Presidentit Rugova Uke Rugova ne parti dhe historine e tij me Gjykaten Kushtetuese.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›