Sejdiu: Prokuroria do ta ketë mbështetjen time

Presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë një vizitë që i bëri sot Prokurorisë së Shtetit, është zotuar se prokurorët do ta kenë mbështetjen e tij të parezervë për zbatimin e përgjegjësive në fushën e sundimit të ligjit. Pas takimit me kryeprokurorin e Shtetit, Ismet Kabashi, si dhe me kryeprokurorin e EULEX-it, Van Vreeswijk, Sejdiu ka thënë se politika nuk guxon të ndikojë në gjyqësi.
“Prokurorët do ta kenë mbështetjen time të parezervë për zbatimin e përgjegjësive që kanë institucionet e sundimit të ligjit në misionin dhe përgjegjësitë e tyre, kurse politika duhet të jetë jashtë ndikesës në sistemin prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës”, ka thënë presidenti Sejdiu.
Gjatë takimit me Ismet Kabashin, Kryeprokuror i Shtetit, si dhe me Kryeprokurorin e EULEX-it, Johannes Van Vreeswijk, Presidenti Sejdiu tha se e përkrah plotësisht punën e Prokurorisë dhe të sistemit gjyqësor në përgjithësi në fushën e sundimin e plotë të ligjit dhe zbatimin e përgjegjësive që kanë institucionet e sundimit të ligjit në misionin e tyre.
“Nuk është kohë e largët që unë i kam dekretuar këta njerëz me besim të plotë që do të jenë në nivelin më të lartë të ushtrimit të përgjegjësive që i kanë marrë. Po kështu mund të them se jemi në një proces të thellë të reformës së sistemit gjyqësor”, ka thënë Sejdiu, transmeton Zyra e Presidentit, nëpërmes një komunikate për shtyp
Sejdiu ka folur për vështirësitë me të cilat ballafaqohet institucioni i Prokurorisë së Shtetit. “Përveç vështirësive infrastrukturore është e nevojshme edhe ndërlidhja e tyre me institucionet e tjera të sistemit gjyqësor dhe të organeve të ndjekjes”.
”Në të gjitha vendet e demokratike këto pushtete janë të ndara”, vijoi Presidenti Sejdiu, “kanë rolin e mirë, nëse mbesin të ndara, por kanë interesin nacional të një vendi që e mbrojnë”.
“Interesi ynë është sundimi i ligjit, jo vetëm që është pjesë e vrojtimit të Kosovës për të pasur një funksionim të mirë të sundimit të ligjit si pjesë e standardeve, por edhe interes i Kosovës për të pasur sundim të mirë të ligjit”, është shprehur kreu i shtetit.
Nga ana e tij, Kryeprokurori Kabashi e ka vlerësuar vizitën e Presidentit si shenjë të përkrahjes së fuqishme të tij për punën e Prokurorisë dhe të sistemit gjyqësor në përgjithësi.
Ai tha se e ka informuar Presidentin Sejdiu për gjendjen e prokurorive. “Jemi në fazën e konsolidimit me anën e procesit të riemërimit, bartës i të cilit është Presidenti. E sigurova se prokurorët në të ardhmen do të dhënë kontributin e tyre për sundimin e ligjit dhe luftimin e të gjitha dukurive negative, të cilat e pengojnë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt Evropës”, shtoi Kabashi.
Duke mos dashur të komentoj hetimet e fundit të cilat EULEX-i ka nisur ndaj disa zyrtarëve të lartë institucionalë dhe politikë, presidenti ka thënë se për rastet e tilla gjyqi e thotë fjalën e fundit.
“Është pjesë e përgjigjes së drejtpërdrejt se sistemi prokurorial dhe gjyqësor bëjnë punën e vet, askush mbi ligjin. Unë nuk do të merrem me çështjen e akuzës ose jo, sepse në shkollimin tim jam jurist dhe nuk dua të paragjykoj para se të ketë diçka të drejtpërdrejtë në kuptimin e verdiktit në gjykatë për secilin njeri, pavarësisht se kush mund të jetë”, është shprehur ai.
Sikur raporton KosovaPress, kryeprokurori i EULEX-it, Johannes van Vreeswijk, ka ardhur në Prokurorinë e Kosovës, pasi ka filluar takimi dhe ka dalë nga aty para se ai të përfundojë, duke u ikur kështu deklaratave për media.