Sejdiu: Serbia kerkon te bllokoje proceset ne Kosove

Sejdiu nuk ka pranuar ta komentoje kete leter, duke thene se qendrimi i institucioneve te Kosoves eshte i qarte. "Perpjekjet e Serbise jane gjithmone perpjekje per te ndalur proceset. Kosova eshte e pavarur, nderkombetarisht e njohur dhe do te kete njohje te tjera”, ka thene presidenti.
Nderkohe, nderkombetaret qe veprojne ne Kosove dhe qeveritaret vendas u takuan per te biseduar zgjidhjen e konfliktit ne Mitrovice. Ata rane dakord te merren masa te shpejta ndaj provokimeve per te nxitur tensione dhe destabilitet ne veri te Kosoves.
Lideret kosovare dhe ata nderkombetare konstatuan se eshte me se e nevojshme qe te vazhdoje koordinimi i plote i te gjithe mekanizmave te sigurise dhe institucioneve te Kosoves, ne menyre qe situata ne veri te mbahet nen kontroll.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code