E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu Te organizohen zgjedhje te parakohshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Fatmir Sejdiu pas nje takimi te zhvilluar me strukturat drejtuese te partise kerkoi organizimin e zgjedhjeve te parakohshme pas kater ose gjashte muajsh ne menyre qe ti lihet koha e nevojshme organeve kompetente per hartimin e ligjit per zgjedhjet pastrimin e listes zgjedhore si dhe eliminimin e defekteve te tjera qe kane percjell proceset e deritanishme zgjedhore.

Afatet ligjore te ditura jane kater deri ne gjashte muaj. Ne kete kornize kohore mund te gjendet hapesira e cila nuk cenon as afatin ligjor as aspektet te tjera qe do te ishin rrethana renduese per Kosoven. Une them se nuk duhet te behen asnjehere rrethana qe e destabilizojne Kosoven. Koalicionet shkojne e vijne nuk them se cili do te jete momenti i pergjegjes sot i nje partneri te kaoliconi tha Sejdiu.

Nderkohe anetari i Kryesise se LDK-se Ali Lajci kerkoi nga Sejdiu te jape doreheqjen edhe nga posti i kryetarit te partise me arsyetimin se ai ka bere shkelje te Kushtetutes dhe keshtu mund ta demtoje imazhin e LDK-se. Ne pergjigje te kerkeses se Lajcic Sejdiu tha se vetem ai si kryetar eshte i autorizuar qe te flas ne emer te LDK-se.

Fatmir Sejdiu i cili ka ardhur tash ta udheheq partine qe e ka edhe postin e kryetarit mendoj se brenda tri ndashkater ditesh apo nje jave te jape doreheqje nga LDK dhe ta ndihmoje LDK-ne ne forma tjera tha Lacic.

Jane ceshtje te mendimeve individuale nuk dua ta komentoj askund. Ne kryesi pos tjerash eshte marre vendim qe LDK e perfaqeson edhe e prezanton ne opinionet publike Presidenti i vendit perkatesisht Presidenti i LDK-se me falin per kete... tha Sejdiu.Sejdiu foli edhe per per koalicionin qeverises duke thene se ai do te vazhdoje ndersa beri te ditur do te zhvillohen edhe zgjedhjet brenda LDK-se te cilat sipas tij nuk ka asnje arsye qe te pezullohen.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›