E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Zgjedhjet, test për Shqipërinë

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i ka konsideruar zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipqri, një eveniment kyç dhe tepër i rëndësishëm për etapën e re të zhvillimit të Shqipërisë. Sipas Sejdiut këto zgjedhje janë kohë e testimit të Shqipërisë në vlerat e demokracisë. "Shqipëria do të hyjë në një etapë të re të zhvillimeve edhe më dinamike, të progresit dhe kjo do të ndihmojë edhe në shkurtimin e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian", tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›