Peshëngritje/ Briken Calja, medalje argjendi në lojrat Mesdhetare
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja arriti të fitojë sot një medalje argjendi në Lojrat Mesdhetare që po zhvillohen në Peskara nga 26 qershori deri në datën 5 korrik. Briken Calja arriti të dalë i dyti në stilin e shkëputjes në kategorinë 69 kg duke ngritur 142 kg, pas francezit Dabaya që arrti të ngrinte 150 kg. Ndërsa në stilin e shtytjes Calja nuk shkoi dot më tepër sesa vendi i katërt pasi ngriti 163 kg, po aq sa spanjolli i vendit të tretë Martin, i cili u rendit më mirë pasi kishte peshë trupore më të vogël. Nesër në konkurrim për Shqipërinë do të jetë peshëngritësi Erkand Qerimaj në kategorinë 77 kg