Sejdiu e Thaçi: Klinton hero i Kosovës, i jemi mirënjohës përjetë

Prishtinë 1 nëntor NOA Ish-presidenti i Amerikës, Bill Klinton mbërriti në Kuvendin e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë mbajtur në Kuvend një fjalim ku kanë shprehur mirënjohjen për ish-presidentin Kliton për lirinë që i dha Kosovës.
Me iniciativën e Presidentit të Amerikës, Bill Klinton, në vitin 1999 u sulmua Serbia ndërsa Kosova fitoi pavarësinë.
Kosova i është mirënjohës përjetë Bill Klintonit.
Shtatorja është një shenje modestie dhe simbolike e kësaj mirënjohje ndaj ish-presidentit tha Sejdiu.
Ndërsa në fjalën e tij kryeministri, Hashim Thaçi e ka paralelizuar me një hero Klintonin, për të cilin i është mirënjohës Kosova.
Sot nderojmë mikun tonë të madh, u jemi mirënjohës për ndihmën dhe ai është hero i Kosovës u shpreh Thaçi.
k.k/NOA