E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu e Thaci takojne Braun

Britania e Madhe mbeshtet shtrirjen e EULEX-it ne tere territorin e Kosoves dhe zbatimin e plote te pakos se presidentit Marti Ahtisari. Keshtu u shpreh kryeministri Kosoves Hashim Thaci, pas takimit me vete kryeministrin Gordon Braun. Numri nje i ekzekutivit Britanik ka pritur ne nje takim ne Douning Strit, presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Zyrtare britanike thone se takimi i kryeministrit britanik me udheheqesit kosovare eshte ne vazhden e mbeshtetjes britanike per perparimin, qe eshte arritur deri tani dhe per te çimentuar marredheniet e mira ndermjet dy vendeve. Lideret kosovare, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, e kane prezantuar planin 4 pikesh te pales kosovare per shtrirjen e EULEX-it gjate takimeve me kryeministrin Braun dhe sekretarin e jashtem, Dejvid Miliband.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›