Sejdiu injoron Bukoshin asnje koment per Koalicionin Rugova
Paralajmerimet e krahut te Bujar Bukoshit per mundesine e krijimit te nje fraksioni brenda Lidhjes Demokratike te Kosoves qe do te mund te kulmonte edhe me krijimin e nje subjekti te ri politik nuk e kane shqetesuar kryetarin aktual te kesaj partie Fatmir Sejdiun.
Kreu i LDK-se te shtunen ka vazhduar fushaten e tij per garen brenda partise ne Fushe-Kosove ku edhe ka gjetur perkrahje. Sejdiu ka thene se eshte e drejta e Bukoshit te thote se cfare mendon. Une sdua te jap asnje lloj komenti per qendrimet ambiciet e njerezve dhe absolutisht eshte e drejta e tyre te mendojne. Per ne eshte me rendesi qe LDK-ja te jete e fuqishme dhe te kete elektoratin e saj ata jane qytetaret e Kosoves. Do te jap maksimumin tim per te shtuar nje vizion plus per zhvillime te shpejta per Kosoven dhe do ta mbaj gjithnje frymen e tolerances dhe respektin per demokracine ne Kosove ka thene Sejdiu.
Sejdiu te shtunen ne Fushe-Kosove ka gjetur perkrahjen e deges se pare te LDK-se e cila e ka propozuar ate per kryetar te partise. Kryetari i kesaj dege Abdullah Prebreza ka thene se Sejdiu eshte kandidati me serioz per kryetar te LDK-se per degen e tij. Sejdiu nderkaq ka reaguar me ftohte duke thene se kjo do te behet ne baze te statutit te partise qe do te thote se kandidaturen e tij do ta shpalle ne Kuvendin zgjedhor.
Sido qe te jete edhe pse ka kursyer kritikat perballe Bukoshit Sejdiu nuk ka lene pa goditur rivalet ne Fushe-Kosove duke thene se ata qe mundohen ta shkaterrojne LDK-ne e kane te kote sepse LDK-ja po forcohet dita-dites dhe ne zgjedhjet nacionale do te dale fituese.
Te shtunen edhe Bukoshi ka vazhduar aktivitetin e tij. Ne nje tubim zgjedhor ne aktivin e Lagjes se Muhaxhireve ne kuader te deges se trete te LDK-se ne Prishtine qe njihet edhe si dega e Presidentit Rugova Bukoshi i eshte nenshtruar nje procesi zgjedhor ku eshte zgjedhur delegat. Kjo e kualifikon Bukoshin per te vazhduar me tutje garen e tij ne LDK.
Ai ka vazhduar kritikat ne adrese te Sejdiut duke akuzuar se po manipulon procesin zgjedhor ne LDK. Ne ambicien e tij per te ardhur ne krye te LDK-se Bukoshi gezon mbeshtetjen e Uke Rugoves i cili zyrtarisht ka hyre ne Lidhjen Demokratike te Kosoves.