E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci Kosova drejt zgjedhjeve te shpejta

Kryeministri nuk flet per date por nenkupton se nuk do te pritet deri ne shkurt per votimet

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci paralajmeroi dje zgjedhjet sic tha te shpejta te pergjithshme ne Kosove duke lene te kuptohet se vendi mund te hyje ne procesin zgjedhor perpara afatit te percaktuar te 13 shkurtit te vitit te ardhshem.

Ne Kongresin e Peste te PDK-se ne te cilin zotit Thaci iu besua edhe nje mandat prej kater vitesh ne krye te saj ai tha se pas largimit te LDK-se nga koalicioni qeverises Kosova ka hyre ne nje krize te thelle institucionale por tha se ai ka arritur qe te ruaje institucionet nga nje kolaps i plote dhe vendin nga rrethanat e jashtezakonshme.

Kryeministri Thaci tha se Kosova eshte e detyruar te hyje ne nje proces te mehershem zgjedhor pas vendimit te Gjykates Kushtetuese per ish-presidentin Sejdiu dhe pas vendimit te LDK-se per te dale nga koalicioni.

Jemi ne nje situate te re kur vendi do te shkoje ne zgjedhje shpejt ne zgjedhje te pergjithshme ne zgjedhje qe nuk po shkojne plotesisht me vullnetin dhe deshiren tone ne kete kohe. Sepse qytetaret e Republikes se Kosoves nuk e kane merituar kete nxitim dhe kete vendim te shpejte nuk e kane merituar kete krize institucionale por jemi te detyruar nga vendimi i Gjykates Kushtetuese dhe nga vendimi i partnerit tone per tu larguar nga qeverisja qe te shkojme ne zgjedhje shpejt tha zoti Thaci.

Kryetari i rizgjedhur i PDK-se ne fjalen e tij tha se dy objektivat kryesore gjate mandatit te pare ajo per clirimin e Kosoves dhe shpalljen e pavaresise jane arritur ndersa premtoi se ne mandatin e ardhshem katervjecar te qeverisjes do ta fuse Kosoven ne NATO.

Zoti Thaci tha para delegateve te Kongresit te Peste te partise se PDK-ja po ecen drejt fitores ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme ne Kosove.

Hashim Thaci u zgjodh ne krye te PDK-se per nje mandat te ri prej 4 vitesh me procedura te pershpejtuara ashtu sic i zhvilloi punimet edhe vete Kongresi i partise meqe mund te perballej me pengesa ligjore ne regjistrim per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme ne Kosove.

PDK-ja ka arritur te jete partia me e madhe ne Kosove pas fitores ne zgjedhjet e pergjithshme te nentorit te vitit 2007 dhe ajo hyri ne koalicion me LDK-ne qe zgjati per afro tre vjet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›