E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu jep doreheqjen si President i Kosoves

Presidenti mbetet vetem kryetar i LDK-se Respektova institucionet

Fatmir Sejdiu qe prej mesdites se djeshme nuk eshte me President i Kosoves por vetem kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves parti politike qe qeveris bashke me PDK-ne e Hashim Thacin. Vendimi i forte i Sejdiut eshte marre pas vendimit te Gjykates Kushtetuese qe e cilesonte shkelje te Kushtetutes mbajtjen e dy posteve ate te kreut te shtetit dhe te drejtuesit te partise.

Vendimin e tij per doreheqje nga posti i Presidentit te cilin e ka mbajtur qe nga viti 2006 Presidenti Sejdiu e ka bere publik ne nje konference per media ku eshte shoqeruar nga i gjithe kabineti i tij. Sot dje une kam dhene doreheqjen nga pozita e Presidentit te Kosoves. Qe nga 10 shkurti i vitit 2006 si President i Republikes se Kosoves dhe i gjithe qytetareve te saj kam ushtruar kete funksion me pergjegjesi e perkushtim te plote dhe ndergjegje te paster gjithnje duke pasur si udherrefyes themelor interesin e qytetareve dhe vendit tone te dashur eshte shprehur tashme ish-presidenti Sejdiu. Kete vendim pasuesi i Ibrahim Rugoves e ka marre pas njoftimit te Kushtetueses ku eshte thene se Gjykata Kushtuese me shumice votash ka deklaruar se ka shkelje serioze te Kushtetutes se Kosoves respektivisht te nenit 88.2 nga Shkelqesia e Tij Fatmir Sejdiu duke mbajtur njekohesisht postin e Presidentit te Republikes dhe te kryetarit te Partise politike Lidhja Demokratike e Kosoves. Ne fjalimin e tij Presidenti i deritanishem ka shprehur bindjen se vendimin per doreheqjen nga posti me i larte i vendit e ka bere me qellim te respektimit te vendimeve te institucioneve te vendit. Edhe ky akt imi i sotem rikonfirmon perkushtimin tim per te treguar respekt per institucionet dhe vendimet qe marrin ato. Vitet e gjata te punes sime si profesor universitar si dhe pervoja ime shkencore me kane motivuar te jem ne procese thelbesore politike neper te cilat ka kaluar vendi dhe populli im ka deklaruar Sejdiu. Ne vazhdim te tekstit te tij te doreheqjes se parevokueshme kreu i shtetit theksoi se ka menduar qe ushtrimi i funksionit si kryetar i partise me post te ngrire nuk eshte shkelje e Kushtetutes. Une kam besuar se mbajtja e postit te kryetarit te LDK-se duke mos e ushtruar ate funksion sic e percakton Kushtetuta nuk perben shkelje te Kushtetutes. Megjithate Gjykata Kushtetuese ka menduar ndryshe dhe une e respektoj ate vendim pavaresisht faktit se ende nuk me eshte dorezuar aktgjykimi i gjykates deklaroi Sejdiu. Presidenti i Republikes ne deklaraten e tij te fundit ne kete post ka kujtuar nje fjalim te tijin te mbajtur kohe me pare para deputeteve te Kosoves para te cileve kishte deklaruar se politikanet jane kalimtare te proceseve te rendesishme.

Para pak kohesh para Parlamentit te Kosoves kam thene se ne sistemin demokratik koniunktura politike vijne e shkojne ajo qe mbetet eshte vleresimi i qytetarit per ta theksoi kryetari aktual i Lidhjes Demokratike te Kosoves. Pak kohe me pare deputeti i pavarur Naim Rrustemi dhe 31 deputete te tjere te Kuvendit kishin kerkuar nga Gjykata Kushtetuese qe te jepte opinionin e saj nese Fatmir Sejdiu eshte duke e shkelur Kushtetuten e Kosoves. Pergjigjja ne kerkesen e deputeteve Kushtetuesja e kishte dhene me daten 24 shtator ku theksohej se ka shkelje serioze te Kushtetutes se Kosoves respektivisht te nenit 88.2 nga Shkelqesia e Tij Fatmir Sejdiu duke mbajtur njekohesisht postin e Presidentit te Republikes dhe te kryetarit te Partise politike Lidhja Demokratike e Kosoves LDK.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›