E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu në Tiranë: Tani të krijojmë bonusin e nevojshëm për anëtarësim në OKB

Tiranë, 24 Korrik, NOA Update Pas mbështetjes që na dha Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpresojmë që Kosova të krijojë edhe bonusin e nevojshëm për të qenë edhe anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kështu është shprehur presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nga Tirana ndërsa ka zhvilluar një takim informal me homologun e tij Bamir Topi, duke mos harruar të përmendë faktin se Shqipëria mbetet një mbështetëse e madhe e kauzës kosovare dhe se ka bërë një investim të madh në këtë drejtim.

Dita e shpalljes së vendimit nga ana e GJND-së, mund të cilësohet si një ditë e rëndësishme për ne, pasi i jepet një mbështetje e fuqishme lirisë dhe drejtësisë njerëzore ndaj atij verdikti të madh të shpallur në 17 shkurt 2008, siç ishte pavarësia e Kosovës, u shpreh më tej, kreu i shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ka ardhur një kohë e re, në të cilën e ftojmë që edhe Republika e Serbisë të jetë pjesëmarrëse në të mirë të zhvillimit të proceseve integruese të rajonit të Ballkanit.

Duke u shprehur më tej posaçërisht në lidhje me Serbinë, Sejdiu tha se ishte vetë ajo që kërkoi shpjegimin juridik në Hagë të vendimit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe tani e mori përgjigjen që kërkonte.

Serbët vetë e kërkuan, vendimi tani është dhënë dhe kështu janë këputur të gjitha dyshimet e ngritura prej tyre, sqaroi Sejdiu për këtë çështje.

Në fund të deklaratës së tij, ai tha se ky është zhvillim i një ere të re, ku ne mund të pimë një kafe në Tiranë e më pas të kthehemi në Prishtinë.

Rrota e historisë nuk mund të ndalet dhe të kthehet pas, u shpreh Sejdiu në fund.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›