Sejdiu në varrimin e Kazinskit, niset me makinë
Prishtinë, 17 Prill NOA - Presidenti i Republikës
së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka udhëtuar për në Poloni, ku të dielën pritet të
marrë pjesë në varrimin e presidentit të Polonisë, Lech Kaçzynski. Ky i fundit,
bashkë me bashkëshorten Maria dhe 94 të tjerë, javën e kaluar e humbën jetën në
një aksident ajror në Rusi.
Lajmin e konfirmoi zyrtarisht këshilltari i presidentit, Xhavit Beqiri, i cili ka
bërë të ditur se presidenti Sejdiu po shoqërohet nga këshilltarët e tij.
Ndërkohë, presidenti Bamir Topi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Poloni gjatë ceremonisë mortore. Ceremonia e varrimit të presidentit Kazcynski zhvillohet nesër. Pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar shumë presidentë dhe drejtues të tjera botërorë, përfshirë presidentin e SHBA-së, Barack Obama.
Por një numër i tyre mund ta anulojnë
pjesëmarrjen për shkak të vështirëve që janë krijuar me fluturimet e
aeroplanëve, pasi një re gjigante e pluhurit nga vullkani që shpërtheu në
Islandë e ka mbuluar një pjesë të Evropës.
Shkak për anulimin e udhëtimit është hiri vullkanik që ka penguar me dhjetëra
fluturime në të gjithë Evropën.
Presidenti i Polonisë, Kazcynski humbi jetën
në një aksident ajror në Rusi, të shtunën e kaluar. Në këtë fatkeqësi humbë
jetën edhe 95 persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe bashkëshortja e
presidentit Kazcynski, shefi i ushtrisë polake, shefi i shërbimit informativ,
guvernatori i shtetit dhe shumë zyrtarë të tjerë. /KosovaPress/ Express/ rfe/