E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu nis konsultimet per zgjedhjet

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu pritet te filloje sot konsultimet me subjektet politike ne vend per caktimin e dates se zgjedhjeve lokale, qe do te mbahen ne vjeshten e ketij viti. Gjate ketij takimi perfaqesuesit e pozites dhe ata te opozites pritet te paraqiten me qendrime te kunderta sa i perket kohes se mbajtjes se zgjedhjeve.Partite opozitare kerkojne qe zgjedhjet te mbahen ne muajin tetor per shkak te kushteve atmosferike me te favorshme, ndersa partite ne pushtet si kohe optimale per mbajtjen e zgjedhjeve konsiderojne muajin nentor.Presidenti Sejdiu parashikon mbajtjen e tri raundeve te bisedimeve me subjektet politike para se te marre vendim per caktimin e dates. Sipas Kushtetutes se Kosoves data e zgjedhjeve duhet te caktohet te pakten 4 muaj para mbajtjes se tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›