BE: Progres, por vazhdoni reformat
Perfundoi ne Bruksel Keshilli i Pare i Stabilizim Asociimit BE-Shqiperi. Ne deklaraten e perbashket, Brukseli njeh se Shqiperia ka shenuar progres, por nenvizon se duhet forcuar shteti ligjor, lufta kunder korrupsionit, krimit te organizuar dhe trafiqeve. Bashkimi Evropian ben thirrje per depolitizim te administrates publike dhe garantimin e nje gjyqesori te pavarur. Ne lidhje me zgjedhjet, Keshilli perserit rendesine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e te ndershme, ne perputhje me standardet, duke perfshire pajisjen me karta identiteti per qytetaret pa pasaporta. Ne lidhje me liberalizimin e vizave, deklarata e perbashket thekson se Shqiperia ka bere progres, por duhen me shume perpjekje per te permbushur kriteret e udherrefyesit. Komisioni Evropian u shperndau vendeve anetare gjate pasdites nje raport paraprak mbi ecurine e vendeve te rajonit per kriteret e udherrefyesit per heqjen e regjimit te vizave.