E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu niset serish per ne Nju Jork

Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu eshte nisur sot drejt Nju Jorkut per tu takuar me disa lidere por dhe perfaqesues te vendeve te ndryshme te botes.

Ne Nju Jork pritet te filloi Asambleja e Pergjithshme e OKB-se ku zakonisht marrin pjese lidere te shteteve anetare te OKB-se.

Nderkaq sipas njoftimit te Presidences kosovare Sejdiu do marre pjese edhe ne pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan Barack Obama me rastin e fillimit te punimeve te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Nderkaq Presidenti Fatmir Sejdiu do mbaje edhe nje fjalim ne Universitetin e Harvardit.

Ne Nju Jork pavaresisht shefit te shtetit te Kosoves te pranishem do te jene edhe Kryeministri Hashim Thacci dhe Ministri i Puneve te Jashtme Skender Hyseni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›