Sejdiu uron besimtarët për Sulltan Nevruzin

Prishtinë, 20 mars, NOA - Presidenti i
Kosovës, Fatmir Sejdiu u ka uruar të gjithë besimtarëve bektashinj Festën e
Sulltan Nevruzit. Në
ditën kulmore për besimin bektashian, dëshiroj tju uroj përzemërsisht të
gjithë besimtarëve bektashinj kudo që ndodhen, festën e Sulltan Nevruzit.
Lutem që kjo ditë e veçantë të nxisë edhe më shumë dashurinë në mes qytetarëve të vendit tonë, të cilët, pa dyshim, janë një shembull unikat i bashkëjetesës, i mirëkuptimit dhe i tolerancës në mes njerëzve me etni dhe besim të ndryshëm, thuhet në urim e kreut tët shtetit të Kosovës.
NOA/El