E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kosova e pavarur, faktor stabiliteti

Slloveni, 20 mars, NOA Në konferencën e rajonale të Sllovenisë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në rritjen e nivelit të komunikimit dhe bashkëpunimit rajonal.

"Unë besoj se raportet tona fqinjësore vazhdojnë të dëshmojnë për rajonin tonë, por edhe më gjerë, se pavarësia e Kosovës është faktor i paqes dhe stabilitetit rajonal, duke sjellë edhe më shumë bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor", ka deklaruar në fjëln e tij Thaçi.

Kryeministri i Kosovës është shprehur se vendi i tij është i përkushtuar për marrëdhënie të mira me fqinjët, me vendet e Bashkimit Evropian dhe me çdo vend tjetër, si një shtet mik i të gjithëve.

Kosova është e gatshme të bashkëpunoj edhe me Serbinë për të gjitha çështjet e interesit të ndërsjellë, ka theksuar kryeministri i Kosovës.

m.xh/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›