E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sejko apel bankave: Synoni projekte inovative që rrisin shërbimet bankare në distancë

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha sot se në vijim të prirjeve të kahershme në nivel global për përfshirjen e transformimit digjital në industrinë financiare, edhe kuadri ligjor dhe rregullativ në Republikën e Shqipërisë ka lëvizur me shpejtësinë dhe në kohën e duhur në këtë drejtim.

“Banka e Shqipërisë inkurajon bankat të jenë sa më të orientuara drejt projekteve inovative, që synojnë ofrimin dhe rritjen e volumit të shërbimeve bankare në distancë, e veçanërisht atyre me impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e përfshirjes së parë financiare, ose e thënë më thjesht, hapjes së një llogarie bankare në distancë.

Investimet në këto iniciativa sjellin përfitime të dyanshme, si për bankat, ashtu edhe klientët dhe publikun në përgjithësi, në drejtim të uljes së kostove, kursimit të kohës dhe rritjes së kënaqësisë së klientëve, edukimit dhe zhvillimit të konsumatorëve, por edhe optimizimin e proceseve të punës”, tha Sejko.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›