E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari Amerikan i Thesarit: Pikat nevralgjike të naftës së Iranit janë shkatërruar

Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Scott Bessent, deklaroi se fushata ekonomike kundër Iranit ka “shkatërruar çdo shtresë të fijes së rigjallërimit të naftës së Iranit”.

“Flota e tankerëve është rraskapitur. Terminali i tij kryesor i naftës qëndron i bosh. Dhe rezervat e tij ‘offshore’ tashmë janë shkretuar. Për më tepër, iranianët e zakonshëm vazhdojnë të vuajnë një krizë ekonomike gjithnjë e më të thellë, sepse regjimi i shpërdoron burimet e veta në dhunë dhe terrorizëm jashtë vendit, në vend të mirëqenies së popullit të tij brenda vendit” shkroi Bessent në rrjetin social X.

Irani nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me akuzat e fundit të Bessent.

Operacioni “Economic Outcast” mendohet se i ka shkaktuar dëme të rënda ekonomisë së Iranit që nga nisja e tij dy muaj më parë. Megjithatë, analistët shprehen se ka pak gjasa që Teherani të ndryshojë pozicionin e tij negociues si pasojë e këtij presioni.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›