Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kemi plane emergjente për të pushtuar Groenlandën nëse është e nevojshme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Pentagoni ka hartuar plane për të pushtuar Groenlandën dhe Panamanë me forcë nëse është e nevojshme. I pyetur në një seancë dëgjimore Kongres nga një senator demokrat nëse Pentagoni ka hartuar plane për të marrë me forcë Groenlandën ose Panamanë nëse është e nevojshme, Sekretari Hegseth iu përgjigj se “puna jonë në Departamentin e Mbrojtjes është të kemi plane për çdo eventualitet”.
Hegseth e theksoi disa herë këtë përgjigje duke çuar në ndërhyrjen e senatorit republikan [për të hequr vëmendjen nga kjo çështje.
“Nuk është dëshmia juaj sot se ka plane në Pentagon për ta marrë me forcë ose për të pushtuar Groenlandën, apo jo?” tha përfaqësuesi Mike Turner, republikan nga Ohio.
Vetë Hegseth shtoi më pas se “SHBA mezi pret të punojë me Groenlandën për të siguruar që ajo të jetë e sigurt nga çdo kërcënim i mundshëm”.
Pjesë e seancës dëgjimore ishin edhe pyetjet mbi bisedat në Signal nga Hegseth për ndarjen e informacioneve të klasifikuara lidhur me planet e SHBA-së për të goditur rebelët Houthi në Jemen, debate që u zhvilluan me tone të forta.
/rtsh.al/