E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari francez i Shtetit: PD dhe PS të dialogojnë për krizën

TIRANË - Principi bazë i demokracisë është ai që sapo zgjedhjet në një vend përfundojnë dhe në momentin që Komisioni Qendror Zgjedhor shpall rezultatin e tyre, ai duhet të pranohet. Kështu o shpreh sot në Tiranë, Sekretari francez i Shtetit, Pierre Lellouche, pas takimit me Kryeministrin Sali Berisha.


Sipas tij, nëse nuk pranohet ndërrimi i pushteteve, nuk kemi të bëjmë me demokraci. Por edhe nëse ndodh kështu, duhet dialog mes palëve për të gjetur rrugën e duhur. "Ajo që mund të bëjmë ne është vetëm një apel për dialog", tha ai.


Ndërkohë Lellouche foli edhe për integrimin e Shqipërisë duke u shprehur se "ne kemi punuar që kandidatura juaj t'i kalojë sa më parë Komisionit Evropian. Mbështesim fort rolin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit për paqen dhe stabilitetin e tij, ku vendi juaj ka patur një forcë modeluese. Nuk është e lehtë që të përfundojë procesi i stabilizimit në rajonin e Ballkanit, por perspektiva e tij evropiane është thelbësore dhe duhet ecur për këtë".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›