E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon Topin, i kërkon të zhbllokojë situatën politike

UPDATE - Kryetari i Partisë Socialiste ka dhënë një deklaratë për mediat sapo ka lënë zyrën e Presidentit Topi, me të cilin pati një takim prej 30 minutash. Rama tha se i kërkova Presidentit Topi të zhbllokojë situatën politike, duke luajtur rolin që i takon si garant i Kushtetutës.


Në prononcimin e tij për mediat Rama u shpreh:


E kërkova këtë takim për të shprehur shqetësimin e thellë të opozitës dhe gjithë popullit opozitar, të çdo qytetari dhe qytetareje që kërkon shtet ligjor, në kushtet kur shteti i së drejtës ka rënë dhe vendi gjendet në krizë të thellë. Ilustrova me shembuj dhe fakte konkrete problemet, dhe i kërkova Presidentit të garantojë liritë dhe të drejtat kushtetuese duke luajtur rolin që i takon.

Takimi i sotëm i liderit të opozitës, Edi Rama me Kryetarin e Shtetit, Bamir Topi u njoftua rreth orës 10:00 nga zyra e shtypit e Presidences por edhe nga ajo e PS-së. Ndërkohë një ditë më parë vetë Topi tha se "jam gati të negocioj për zgjidhjen e krizës politike por me vullnetin e partive".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›