E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekretari i Jashtëm britanik: Mbretëria e Bashkuar, në kontakt diplomatik me rebelët sirianë

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka deklaruar se qeveria britanike ka pasur “kontakt diplomatik” me grupin rebel sirian që rrëzoi regjimin e Asadit.

Lammy tha se Hayat Tahrir al-Sham (HTS) mbetet një organizatë, por Mbretëria e Bashkuar “mund të ketë kontakt diplomatik dhe kështu ne kemi kontakt diplomatik, siç do të pritej”.

“Duam të shohim një qeveri përfaqësuese, një qeveri përfshirëse. Ne duam të shohim rezervat e armëve kimike të siguruara dhe jo të përdorura dhe duam të sigurohemi se nuk ka dhunë të vazhdueshme. Për të gjitha këto arsye, duke përdorur të gjitha kanalet që kemi në dispozicion dhe ato janë kanale diplomatike dhe natyrisht të udhëhequra nga inteligjenca, ne kërkojmë të merremi me HTS atje ku duhet.”, tha ai

Kontakti diplomatik me HTS nuk do të thotë se sekretari i jashtëm ka qenë personalisht në kontakt me grupin rebel.

Antony Blinken po ashtu deklaroi të shtunën se SHBA kishte “kontaktuar drejtpërdrejtë” me rebelët HTS që tani kanë kontrollin e Sirisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›