Zelensky: Rusia po përdor trupat e Koresë së Veriut në vijën e frontit

Presidenti ukrainas ka deklaruar se Moska po vendos ushtarë të Koresë së Veriut në vijën e frontit të Kurskut dhe mund të zgjerojë përdorimin e tyre në zona të tjera.
“Ne kemi tashmë të dhëna paraprake se rusët kanë filluar të përdorin ushtarë të Koresë së Veriut në sulmet e tyre. Një numër i konsiderueshëm i tyre” tha Zelensky.
Zyrtarët perëndimorë paralajmëruan në tetor se rreth 10 mijë trupa të Koresë së Veriut u dërguan në Rusi për të trajnuar dhe luftuar kundër Ukrainës.
“Rusët i përfshijnë në njësi të kombinuara dhe i përdorin në operacionet në rajonin e Kurskut”, tha Zelensky.
Gjithashtu, ai vuri në dukje se “informacionet që sugjerojnë se përdorimi i tyre mund të shtrihet në pjesë të tjera të vijës së parë”.
Në gusht, forcat ukrainase u futën në rajonin perëndimor të Rusisë, duke kërkuar të mbajnë zonën si një mjet pazaresh për negociatat përfundimtare të paqes.
“Ne do të mbrohemi, duke përfshirë edhe koreano-veriorët. Dhe ne do të vazhdojmë të veprojmë në koordinim me të gjithë partnerët tanë për të ndaluar këtë luftë – për ta ndaluar atë me vendosmëri, me paqe të garantuar”, tha Zelensky pak përpara një takimi me shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Bruksel për të diskutuar planet e paqes dhe dislokimin e mundshëm të forcave paqeruajtëse në Ukrainë.
/rtsh.al/