Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i dërgon mesazh Kryeminsitrit Berisha
Kryeministri Berisha ka marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Zoti Scheffer.
Në letër Zoti Scheffer e falenderon kryeministrin për mikërpritjen dhe shkëmbimin e frytshëm të ideve gjatë vizitës së tij në Tiranë. Zoti Scheffer vlerëson përparimin e bërë nga qeveria në përmbushjen e standarteve për anëtarësim në NATO dhe inkurajon vazhdimin e mëtejshëm të reformave. Gjithashtu Zoti Scheffer vlerëson rolin pozitiv që luan Shqipëria në rajon.
Zoti Scheffer e uron Kryeminsitrin për suksese në rrugën e anëtarësimit në NATO duke theksuar se Samiti i Rigës do të japë mesazhe inkurajuese për procesin e zgjerimit të Aleancës.