Kryeministri takon Drejtorin e Grupit të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar
Kryeministri Berisha priti sot Shefin e Grupit të Ballkanit Perëndimor në Zyrën e Jashtme dhe të Komunuelthit të Mbretërisë së Bashkuar, Zotin Michael Tatham.
Kryeministri e informoi Zotin Tatham për ecurinë e deritanishme të reformave të ndërmarra nga qeveria, vecanërisht për përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për krijimin e një klime miqësore për biznesin si dhe për tërheqjen e investimeve të huaja, përfshi inisiativën më të fundit të Kryeminsitrit " Shqipëri 1 Euro". Kryeministri u shpreh se reformat kurajoze të ndërmarra nga qeveria kanë filluar të japin frute: drejtuesit dhe anëtarët e grupeve kriminale janë sjellë para drejtësisë; korrupsioni është ulur si rezultat i shkurtimit të shpenzimeve administrative, clirimit të administratës nga konflikti i interesit, përmirësimit të procesit të prokurimve si dhe pjesëmarrjes së publikut në përpjekjet kundër korrupsionit; përmirësimi i menaxhimit fiskal dhe lufta kundër evazionit mundësoi për herë të parë një bushet shtesë në mes të vitit; sektori privat po gjallërohet cdo ditë e më shumë.
Duke vlerësuar se objektivat që ka përcaktuar qeveria janë objektivat e duhura për të ofruar Shqipërinë më pranë BE-së, Zoti Tatham i përcolli Kryeministrit vlerësimin shumë pozitiv të Qeverisë Britanike për progresin e deritanishëm të reformave të ndërmarra nga qeveria, dhe arrritjet në procesin e integrimit në BE dhe NATO.
Kryeministri dhe Zoti Tatham vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Në mënyrë të vecantë, Kryeministri falenderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me insititucionet britanike të zbatimit të ligjit.
Zoti Tatham vlerësoi rolin konstruktiv që Shqipëria po luan për zgjidhjen e cështjes së Kosovës, vecanërisht për mesazhet e Kryeministrit për respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në Kosovë. Nga ana e tij Kryeminsitri Berisha theksoi se zgjidhja e statusit të Kosovës nuk duhet të zvarritet, pasi cdo zvarritje ka kosto të lartë për ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës.
Kryeministri Berisha dhe Zoti Tatham diskutuan gjithashtu për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Në mënyrë të vecantë, Kryeministri Berisha kërkoi mbështetje për tërheqjen e investitorëve britanikë në Shqipëri.