E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i përgjithshëm i partisë së lirisë, Tedi Blushi, nderon dëshmorët e atdheut

Gjatë homazheve në nderim të Dëshmorëve të Atdheut që ranë për Çlirimin e Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shprehu nderimin dhe respektin më të thellë për ata që sakrifikuan për lirinë e kryeqytetit. Në fjalën e tij, Blushi theksoi se kjo ditë është një moment reflektimi për vlerat e lirisë dhe për nevojën për të ruajtur ato në një kohë kur, sipas tij, Tirana është “uzurpuar nga një sekt anti-kombëtar.

“Ai shtoi se qytetarët e Tiranës duhet të bashkohen për të “shporrur” këtë regjim dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Blushi gjithashtu falënderoi familjet e veteranëve, që vazhdojnë të ruajnë dhe të transmetojnë vlerat e Luftës Nacional-Çlirimtare.

                     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›