E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca për Erion Veliajn shtyhet për në dhjetor, avokatët kërkojnë që Veliaj të njihet me dosjen

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet.

Mbrojtja kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe t’ia çojnë në burg.

Prokurori i SPAK replikoi: “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.

Përmes avokatëve, Veliaj ka kërkuar edhe laptop në burg për të lexuar aktet.

Ndërkohë u vendos shtyrja e seancës paraprake për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë për në datën 2 dhjetor, ora 9:00. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliaj për t’u njohur me aktet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›