E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja Klinton përsërit mbështetjen amerikane për Kosovën

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton zhvilloi sot një takim me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci në Departamentin amerikan të shtetit. Pas takimit Sekretarja Klinton tha se i uroi dy udheheqit per perparimin qe ka bere Kosova ne vitin e saj te pare historik si nje shtet i pavarur. Ajo përsëriti mbështetjen amerikane për shtetin e ri.

"Jam e lumtur që pres Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi, si edhe Ministrin e Jashtëm Hyseni në Departamentin e Shtetit. Unë urova Presidentin dhe Kryeministrin për përparimin e Kosovës në vitin e saj të parë historik si një shtet i pavarur dhe është një privilegj dhe nder i madh të shohësh arritjet e shumta të Kosovës që nga vitet e tmerrshme të shypjes dhe luftës para 10 vjetësh. Unë diskutova me Presidentin dhe Kryeministrin detyrat politike dhe ekonomike që i presin përpara si edhe nevojën për të garantuar një jetë të sigurt dhe të begatë për popullin e këtij vendi. Presidenti dhe kryeministri paraqitën vizionin e tyre për një demokraci shumëetnike, me paqe brenda vendit dhe me fqinjët e saj. Ky vizion pasqyrohet në flamurin e Kosovës, yjet e të cilit përfaqësojnë grupet e ndryshme të popullsisë: shqiptarët, serbët, romët, boshnjakët, turqit dhe të tjerët, shtëpia e të cilëve është Kosova. Unë theksova se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me partnerët evropianë do të vazhdojnë të japin mbështetje të fortë për demokracinë më të re të botës. Zoti President dhe zoti Kryeministër jam e lumtur që ju uroj mirëseardhjen në Uashington".

Kjo ishte deklarata e sekretares së shtetit Hillari Klinton në hapje të konferencës së shtypit me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi. //kk//          

                                        

         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›