Sekretarja Kliton takohet me Presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaci

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton zhvilloi mbreme nje takim me Presidenten e Kosoves Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Hashim Thaci.
Sipas nje zyrtari te larte te Departamentit te Shtetit Sekretarja Klinton perseriti mbeshtetjen e fuqishme dhe te vazhdueshme amerikane per sovranitetin dhe integritetin territorial te Kosoves. Takimi u perqendrua ne situaten aktuale ne Kosove ku Shtetet e Bashkuara po mbeshtesin dialogun e ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian mes Serbise dhe Kosoves.
Zyrtari i larte tha se Amerika mbeshtet marreveshjet e fundit te arritura me ndermjetesine e Bashkimit Evropian ku perfshihen nje seri ceshtjesh mes te cilave edhe tregtia mes dy vendeve ku EULEX-i do te luaje nje rol te rendesishem ne funksionimin e doganave.
Shtetet e Bashkuara besojne se kjo do te ishte ne interesin e madh te dy vendeve. Ajo nuk eshte nje ceshtje politike apo ceshtje statusi tha zyrtari amerikan. Synimi eshte mireqenia dhe zbatimi i ligjit ne te gjithe Kosoven. Ndaj ne jemi te zhgenjyer shtoi diplomati i larte qe marreveshja nuk eshte zbatuar ende.
Sekretarja Klinton shprehu mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per vazhdimin e reformave politike dhe ekonomike ne Kosove. Perfundimisht mireqenia do te varet se sa mire e nderton ky vend demokracine dhe ekonomine e vet. Kjo do te ndihmoje ne lehtesimin e asaj qe ne te gjithe duam te shohim dhe qe eshte nje Kosove jo vetem e njohur dhe e sigurte por qe ecen e patundur drejt integrimit evropian tha zyrtari i larte amerikan.
Zyrtari i larte tha se ne takimin mes Sekretares Klinton dhe udheheqesve te Kosoves nuk kishte patur diskutime rajonale por shtoi se Uashingtoni nuk mbeshtet bisedime apo mendime mbi copetimin e Kosoves. Diskutimi ishte kryesisht i perqendruar mbi Kosoven dhe vecanerisht tek sfidat e marredhenieve me Serbine ne menyre qe te dy keto vende te ecin perpara perfundoi zyrtari amerikan.