Turqia do te nise kerkimet per nafte e gaz natyror ne Detin Mesdhe

Turqia theksoi se do te filloje kerkimet per nafte dhe gaz ne detin e Mesdheut qe kete jave pasi Qiproja nuk e perfilli parlajmerimin e Turqise dhe filloi shpimet ne det per nafte.
Kryeminsitri turk Rexhep Taip Erdohan tha te henen se ushtria turke do te perdore mjetet e saj ushtarake per te vezhguar gjate gjithe kohes zhvillimet ne pjesen lindore te Mesdheut. Me pare edhe ministri i Energjitikes Taner Illdiz kishte thene se forcat detare do te shoqeronin operacionet per kerkimin e naftes e gazit ne det.
Komentet e tyre behen pasi minsitri qipriot i Energjitikes Solon Kassinis njoftoi se firma amerikane Noble Energy kishte filluar shpimin ne jug te ishullit ne zonen ekonomike eskluzive te Qipros ne afersi te ujrave izraelite. Qiproja ia dha kontraten per shpim firmes Noble Energy e cila vepron ne brigjet izraelite qe prej vitit 1998.
Turqia nuk e njeh Qipron e cila eshte ndare qe nga viti 1974 ne pjesen veriore te kontrolluar nga Turqia dhe ne pjesen jugore te kontrolluar nga Greqia.
Muajin e kaluar qeveria greke e Qipros njoftoi se po planifikonte te fillonte kerkimet per nafte ne ujrat e ishullit. Turqia tha se qeveria e Qipros nuk ka juridiksion dhe kerkoi nderprerjen e shpimeve. Ankaraja tha se do te nenshkruaje nje marreveshje me Qipron e veriut per kufijte detare dhe ka kontraktuar nje anije norvegjeze te beje studimin e ujrave qe pretendohen nga Greqia.
Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kane kerkuar Turqise dhe Qipros te tregojne vete-permbajtje dhe te arrijne nje zgjidhje sa me shpejt.
Ne nje aspekt tjeter Turqia kercenoi te pezulloje marredheniet me BE-ne ne se Brukseli i jep Qipros presidencen e radhes 6 mujore vitin tjeter. Qeveria greke e Qipros e njohur nga komuniteti nderkombetar pritet ta marre presidencen e radhes te BE-se ne korrik te vitit te ardhshem.