Sekretarja e Shtetit Klinton viziton Hungarine Lituanine dhe Spanjen
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton po shkon ne Evrope ne nje vizite kater ditore ne Hungari Lituani dhe Spanje.
Zonja Klinton u nis sot per ne Hungari ku do te inauguroje nje qender per te drejtat e njeriut qe mban emrin e kongresmenit amerikan me origjine hungaraze Tom Lantosh.
Ajo ka ne plan gjithashtu te takohet me kryeministrin Viktor Orban dhe ministrin e jashtem Janos Martonyi.
Ne ndalesen e saj ne Lituani neser zonja Klinton ka ne plan te marre pjese ne nje takim te Komunitetit te Demokracive qe do te perqendrohet ne menyrat per te perparuar grate ne politike dhe biznese dhe per te luftuar trafikun njerezor. Ajo gjithashtu do te takohet me presidentin Dalia Grybauskaite dhe kryeministrin Andrius Kubilius dhe zyrtare te tjere.
Departamenti i Shtetit thote se zonja Klinton do te vizitoje Madridin te premten dhe te shtunen.
Zonja Klinton ka ne plan te takohet me presidentin spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe ministrin e Jashtem Trinidad Jimenez rreth nje game te gjere ceshtjesh perfshi konfliktin ne Afganistan Afriken e Veriut dhe Lindjen e Mesme si dhe per tregetine dhe shqetesimet ekonomike dhe investimet.