Presidenti Obama thirrje republikaneve per zgjidhjen e ceshtjes se borxhit

Presidenti Barak Obama zhvilloi dje te paren konference per shtyp vetem qe nga muaji mars. Ai iu pergjigj pyetjeve te gazetareve per nje numer temash qe nga Afganistani e Libia e deri tek ngerci i krijuar ne Kongres lidhur me uljen e deficitit buxhetor dhe ngritjen e nivelit te borxhit kombetar.
Konferenca e shtypit u zhvillua ne nje kohe kur anketat e opinionit tregojne se amerikanet jane te irrituar nga ritmet e ngadalta te mekembjes ekonomike papunesia e larte dhe negociatat e veshtira mes demokrateve dhe republikaneve per uljen e shpenzimeve qeveritare dhe rritjen e nivelit tavan te borxhit ne 14.3 trilione dollare.
Zoti Obama forcoi pozitat e tij javen e kaluar kur republikanet braktisen bisedimet pasi ishin kunder kerkeses demokrate per te eliminuar shkurtimet e taksave per amerikanet e pasur. Presidenti Obama e ka propozuar kete mase si menyre per te balancuar buxhetin.
Deficiti dhe borxhi kombetar ishin temat dominuese ne konferencen per shtyp. Ai e cilesoi qendrimin republikan si te paperballueshem duke shtuar se mundesia qe Amerika te mos jete ne gjendje te paguaje detyrimet e borxhit me 2 gusht do te kishte pasoja te paparashikueshme.
Presidenti reagoi ndaj kritikave te republikaneve se ai nuk ka treguar rol te mjaftueshem udheheqes
Kur u mbushet mendja se dicka nuk shkon dhe duhet marre nje vendim ngrihen ne kembe e thone Presidenti duhet ta beje kete. Tani republikanet duhet te bejne punen e tyre. Tani ka ardhur koha qe ata te bejne zgjedhje te veshtira. Prandaj quhen udheheqes.
Po dje ne Senat udheheqesi i pakices republikane Mic Mekonell i cili u takua me zotin Obama kete jave i kritikoi demokratet duke thene se objektivi kryesor eshte te rriten shpenzimet qeveritare.
Demokratet shpenzojne pertej mundesive dhe tani presin qe taksapaguesit ti shpetojne. Pikerisht ky eshte thelbi i debatit. eshtja eshte qe Uashingtoni te tregohet i pergjegjshem.
Konferenca per shtyp e presidentit u mbajt nje jave pasi ai deklaroi se do te filloje terheqjen e trupave nga Afganistani dhe nderkohe qe vazhdojne betejat ne Kongres lidhur me arsyetimin ligjor per angazhimin amerikan ne operacionet amerikane ne Libi.
Lidhur me Afganistanin zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara kane qene te suksesshme ne goditjen ndaj udheheqjes se al-Kaides dhe shkallezimin e stervitjes se forcave qeveritare afgane.
Mbi temen e Libise dhe debatin per konsultimet me Kongresin mbi angazhimin ushtarak amerikan ne kete vend zoti Obama ritheksoi qendrimin e tij se nuk ka shkelur Rezoluten e vitit 1973 pasi operacionet amerikane jane te kufizuara ne kohe dhe objektiv.
Presidentit iu drejtua pyetja nese amerikanet duhet te pergatiten per operacione te gjata ushtarake ne Libi dhe cfare konsiderohet si sukses
Nuk ka dyshim qe largimi i udheheqesit libian Gadafi nga pushteti nga pikepamja e komunitetit nderkombetar do te jete menyra paresore qe mund te garantojme se misioni i pergjithshem i popullit libian do te mbrohet.
Zoti Obama iu pergjigj edhe nje pyetjeje per martesat mes homoseksualeve ne nje kohe kur Nju Jorku miratoi ditet e fundit nje ligj qe lejon keto martesa.
Presidenti tha se eshte kunder diskriminimit bazuar ne preferencat seksuale dhe se administrata e tij ka bere me shume per ta eliminuar kete diskriminim krahasuar me te gjithe 43 presidentet e meparshem amerikane.