E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretet e luftës së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë

Pse Stalini priste të arrestohej nga Molotovi, plani i tij
    
Nga Saimir Lolja
Në foto: Trupat britanike dhe makinat e blinduara sovjetike në Iran, Shtator 1941.
Fig10

Vijon nga numri i kaluar
LUFTA FILLOI
Më 19-08-1939, gazeta Pravda shkruante se ….në interes të mbrojtjes së BRSS do të kërkohen operacione të mëdha sulmuese në territorin e armikut dhe se kjo nuk kundërshton karakterin e luftës mbrojtëse. Në Qershor 1941, populli dhe ushtria sovjetike nuk ishin gati për mbrojtje, as edhe mendërisht. Në periudhën 13-20 Qershor 1941, trupat e Ministrisë së Brendshme Sovjetike larguan me forcë popullsinë që ishte deri në 100 km afër kufirit, që nga Deti i Bardhë e deri në Detin e Zi. Një pjesë e të zhvendosurve formuan fshatra të rinj në Siberi, kurse të tjerët i dërguan nëpër Gulagët e Siberisë. Pas largimit të popullsisë, rojet e kufirit hoqën të gjitha telat me gjemba dhe minat e kufirit; dhe më pas u larguan edhe vetë duke ia dorëzuar kufirin ushtrisë. Menjëherë, batalionet e zbulimit të ushtrisë sovjetike u afruan në buzë të kufirit. Më 19-06-1941, Divizioni 164 Pushkatar i saj zëvendësoi rojet e kufirit në lumin Prut. Komanda e lartë e ushtrisë sovjetike e dinte se ushtarët e dërguar pranë kufirit mendërisht nuk mund të duronin për një kohë të gjatë pa u hedhur në sulm. Tërë këto trupa nuk kishin gërmuar llogore për mbrojtje, por qëndronin gati me fytyrë vetëm drejt Perëndimit.
Midis datave datave 29-05-1941 dhe 05-06-1941, u shtypën dhe iu shpërndanë ushtarëve e oficerëve të rinj sovjetikë pesë milion kopje të një fjalori Rusisht-Gjermanisht-Rusisht, i cili përmbante pyetje-përgjigje në të dy gjuhët, edhe me gërma latine edhe cirilike. Në anën tjetër, një libër të ngjashëm kishte shtypur edhe ushtria gjermane për veten e vet. Për të njëjtin qëllim sulmi ishin edhe hartat të cilat iu ishin shpërndarë oficerëve sovjetikë ose ishin magazinuar pranë kufirit duke pritur përdorimet e rradhës. Shumë nga ato harta iu kapën oficerëve sovjetikë të zënë robër, ndërsa të paktën 100 milion të tjera ose u kapën ose u dogjën nëpër magazinat pranë kufirit. Veç kësaj sasie hartash, trupat sovjetike vetëm në rajonet ushtarake të Veriperëndimit, Perëndimit dhe Jugperëndimit dogjën gjatë tërheqjes 200 vagona treni me mbi 200 milion harta ushtarake.

Më 22-06-1941, Divizioni 41 Pushkatar i Korparmatës 6 Pushkatare, që bënte pjesë në Armatën 6 të ushtrisë sovjetike, pa pritur urdhërin nga komanda e lartë, filloi zbatimin e planit të mësymjes. Ky Divizion sulmoi në rajonin Rava-Russkaya dhe hyri deri në 4-6 km thellë në territorin polak të pushtuar nga ushtria gjermane. Po në këtë datë, komandanti sovjetik i Frontit Veriperëndimor, Gjeneral-Koloneli F. I. Kuznetsov, urdhëroi trupat e tij të sulmonin sipas planit qytetin gjerman Tilzit në Prusinë Lindore. Po në këtë datë, komanda e lartë sovjetike urdhëroi Frontin Perëndimor të sulmonin fuqishëm drejt qytetit polak Suvalki.
Më 23-06-1941, Korparmata e Parë sovjetike e Bombarduesve me Rreze të Gjatë veprimi kreu sipas planit dhe urdhërit të marrë më 22-06-1941, ora 06:44, një bombardim masiv kundër shënjestrave në qytetet gjermane Kënigsberg dhe Danzing. Më 25-06-1941 dhe sipas planit të parapërgatitur, trupat dhe aviacioni sovjetik i Frontit të Veriut u hodhën në sulm kundër Finlandës. Më 26-06-1941, Korparmata 4 e Bombarduesve me Rreze të Gjatë filloi bombardimin e rajonit vajguror dhe rafinerive të Ploeshtit në Rumani. Pas disa ditë bombardimi, sasia e përftuar e produkteve vajgurore në Rumani u përgjysmua. Në të njëjtën kohë, flotilja ushtarake sovjetike në lumin Danub filloi operacionet sulmuese në Deltën e Danubit.
Sipas dokumentave të arkivuara të hapura vetëm pas vitit 1991, vizitori i fundit doli nga zyra e Stalinit më 21-06-1941 në orën 23:00. Ditën tjetër, më 22-06-1941, në ora 05:45 hyn vizitori i parë. Në ditët në vazhdim Stalini punonte pa pushim me orë të tëra. Dokumentat e zyrës nuk kanë të regjistruar takime apo mbledhje pune për datat 29 e 30 Qershor 1941. Më 29-06-1941, Stalinit iu raportuan përmasat e vërteta të disfatës në Frontin Perëndimor e Jugor. I pezmatuar se plani i tij për të çliruar Europën e botën u prish, Stalini tërhiqet në kështjellën e tij jashtë Moskës. Më 30-06-1941, tek ai shkojnë anëtarët e byrosë politike Molotov, Beria, Malenkov, Mikojan, etj. Për këtë vizitë, Mikojani në kujtimet e tij shkruan: ….Stalini pyeti: Për çfarë keni ardhur?….Ai po priste që ta arrestonim. Molotovi, në emër të gjithëve tha se fuqia duhej përqendruar me qëllim që të ngrihemi përsëri në këmbë dhe se një Komitet Shtetëror për Mbrojtjen duhej krijuar. Ju duhet të jeni në krye përsëri…..

Ne foto: Djali i Stalinit, Yakov Iosifovich Dzhugashvilli, në çastin e kapjes rob.

Fig8Një nga robërit që u kap nga ushtria gjermane ishte edhe Yakov Iosifovich Dzhugashvilli, djali i (Iosif Vissarionovich Dzhugashvili) Stalinit, me detyrën e komandantit të Baterisë 5 të Regjimentit 14 të Artilerisë të Divizionit 14 Tankist të Korparmatës 7 të Mekanizuar. Atij iu gjet një letër-këmbim i datës 11-06-1941 me një oficer tjetër ku pohohej sulmi sovjetik drejt Berlinit; kjo letër iu raportua Hitlerit, i cili e citoi më 18-05-1942. Oficerët gjermanë e pyetën djalin e Stalinit pse artileria sovjetike, me topat më të mirë në botë dhe me numrin më të madh, qëllonte kot dhe nuk qe e frytshme kundër mësymjes gjermane. Ai iu përgjigj: …artilierët sovjetike kishin harta vetëm për territoret matanë kufirit perëndimor të BRSS. Kur sulmoi ushtria gjermane, trupat sovjetike nuk kishin as plan e as pozicione për mbrojtje dhe si rrjedhojë u rrethuan shpejt prej tankeve gjermane. Hutimi dhe çorganizimi ishte që nga Stalini, shtabet ushtarake e politike të Ushtrisë së Kuqe e deri tek oficeri më i thjeshtë. Në Gusht-Shtator 1941, 665000 trupa të ushtrisë sovjetike u rrethuan e u kapën robër në rajonin e qytetit Kiev dhe 310000 të tjerë ë rajonin e Smolenskut. Më 1942, Frontit sovjetik të Jugut (të Krimesë) nuk i numëroheshin ushtarët e rrethuar, të kapur rob ose të asgjësuar, pa llogaritur humbjet në armatime e materiale. Këto ndodhi nuk përmenden nëpër rrëfimet apo librat e historisë.
Po ashtu nuk përmendet nëpër historitë zyrtare të Lindjes e Perëndimit edhe pushtimi i Iranit prej ushtrisë sovjetike dhe asaj britanike në verën e vitit 1941. Një ndodhi e tillë ndodhte në kulmin e mësymjes të ushtrisë gjermane në BRSS kur miliona ushtarë sovjetikë rrethoheshin e ziheshin robër. Një ndodhi e tillë nuk jepet sepse do lindte nevoja me emërtuar kush ishte i keqi (pushtuesi) e kush i miri (i pushtuari). BRSS dhe Britania, në marrëveshje të ngjashme me atë midis BRSS e Gjermanisë për pushtimin e ndarjen e Polonisë, sulmuan Iranin asnjanës më 25-08-1941 dhe përfunduan pushtimin e tij më 17-09-1941. Forcat ushtarake të perandorisë britanike që sulmuan nga Jugu përbëheshin nga Divizionet 8, 10, 21 të Këmbësorisë Indiane, Brigada 2 e Blinduar Indiane dhe Brigada 9 e Blinduar Britanike. Trupat e Ushtrisë së Kuqe që sulmuan nga Veriu përbëheshin nga Armatat 44, 47, 53 të Këmbësorisë të Frontit sovjetik Trans-Kaukazian. Operacionet ushtarake në të dy drejtimet u mbështetën edhe nga forcat detare e ajrore sovjetike dhe britanike.

Ajo që jepet në historitë zyrtare është vetëm ndodhia e datës 22-06-1941, e ditës së sulmit të ushtrisë gjermane dhe aleatëve të saj kundër BRSS. Dhe ajo që jepet tjetër është përralla se sovjetikët ishin të papërgatitur për

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›