Në Çorovodë, PD është forcë e tretë me vetëm 289 vota, PS fiton në Shijak
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Çorovodë, që njihet edhe si bastion i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partia Demokratike ka dalë e treta si forcë politike, duke marrë vetëm 289 vota. Në fakt në të gjithë qarkun PD rrezikon që të katandiset si forcë e tretë politikë.
Në Çorovodë PS ka marrë 1020 vota, LSI ka marrë 1581 vota dhe PD vetëm 289 vota.
Ndërkohë në nga një nga bastionet e të djathtës, Shijaku, ka mbyllur numërimin e votave, duke i dhënë fitoren Partisë Socialiste me 344 vota avantazh në 17 kuti të numëruara. Ndërkohë pritet për të parë se si do të jetë rezultati në të tjerë bastione të së djathtës, ku interesi është i madh. Mes tyre spikat Kavaja.