E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks me kryqin, Venezia nën 'shock'

Skandal dhe duartrokitje për filmin e shfaqur në Festivalin e Filmit të Venecias "Paradise Faith", kapitulli i dytë i trilogjisë mbi virtytet teologjike të Ulrich Seidl.

Në skenën e filmit protagonistja Anna Marria heq kryqin, nga muri ngadalë, pastaj e puth dhe nis ta ledhatojë dhe ta lëpijë në çdo pjesë të tij, për të përfunduar nën çarçafë duke u masturbuar me të. Po kjo nuk është skena e vetme “e fortë” e filmit që u duartrokit në ditën e parë të shfaqjes së tij dhe skandalizoi njëkohësisht Festivalin e Filmit në Venecia.

Siç tregohet edhe në posterin e filmit protagonistja e filmit është pranë statujës së virgjëreshës Mari me moton: “E Shenjta Mari erdhi për të ndihmuar", dhe nuk është gjithmonë e mirëpritur. Pjesa më e madhe e filmit zhvillohet në shtëpinë e protagonistes, e cila është e tejmbushur me kryqe, ikona të shenjta dhe foto të Papës.

"Pika e fillimit për këtë film - thotë skenaristi - ka qenë një histori e vërtetë që unë kam treguar në dokumentarin tim, J"ezus, Du weisst", dhe pastaj e kam zhvilluar në "Paradies: Glaube", me karaktere dhe situata pjellë e fantazisë"

Filmi rrëfen historinë e Annës, gruas e cila e zhgënjyer nga dashuria tokësore dhe martesa e saj me një mysliman, i drejtohet Jezusit, të cilin jo vetëm e adhuron shpirtërisht, por edhe e dëshiron seksualisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›