E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City do të përmirësohet

Ndihmës trajneri i Manchester Cityt, David Platt ka pranuar se kampioni i Premierligës duhet të përmirësohet pavarësisht bilancit prej dy fitoreve dhe një barazimi në tri xhirot e para.

“Nuk jemi të kënaqur me paraqitjen tonë por së paku jemi duke shënuar gola. Megjithatë, ndoshta jemi duke paguar çmimin që nuk po i përfundojmë më herët takimet”, deklaroi Platt për BBC Sport.

City dominoi lojën ndaj Queens Park Rangers por u desh të pres deri në minutat e fundit të takimit për të siguruar fitoren 3-1 pas golit nga sulmuesi argjentinas Carlos Tevez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›