E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekserët, presion Ramës

është shtuar temperature në oborrin e sekserëve të Edvinit. Frika se mund t’u zbulohen “kontratat e bashkëpunimit” që janë nënshkruar me urdhër të kryebashkiakut, për të përvetësuar përqindjet e lejeve të ndërtimit po shndërrohet në rebelim. Sekserët tashmë po i kërkojnë Ramës të mbyllë gojën, pasi kështu rrezikon t’u zbulojë të gjitha paratë e ngurtësuara në bankat e huaja dhe më mirë preferojnë dorëzimin e bashkisë, sesa zbardhjen e të gjitha të palarave të trojeve e pallateve në kryeqytet

Edi Ramës po i kthehet në bumerang investimi mes shpifjesh, trillimesh e sajesash, për një aferë të supozuar, me deputeten e PD-së, Albana Vokshit, e njerëzve të saj të afërm. Ajo që tashmë i ka dalë nga kontrolli Edi Ramës, është reaksioni që ka zgjuar kjo tymnajë shpifjesh, trillimesh e sajesash, te sekserët dhe ortakët e tij, në aferat “20 për qindëshe”.
Në këtë fushatë të fundit, në qendër të së cilës Edi Rama këtë herë ka vënë deputeten Albana Vokshi, përkundër fakteve të pretenduara se janë publikuar nga deputetë të PS-së, të cilat nuk janë asgjë më shumë se sa printime nga website i “Stream Oli”, apo QKR-së, “dokumente” që aty kanë qenë, janë e do të jenë, e që mund t’i “zbulonte” kushdo, zotësia e të cilit në njohurinë për internetin, janë të nivelit të Eduart Shalësit apo Erion Braçes, po dalin e publikohen disa dokumente të tjera, që nuk gjenden në asnjë ëebsite. Një i tillë është dalja e dokumentit që tregonte presionin e Edi Ramës në adresë të “Vision Construction”, për të bërë ortak me 20 për qind, mikun e tij Dritan Avllajn. Pikërisht, dalja e këtij dokumenti, që sigurisht nuk është i vetmi dhe që nuk ka website që “ta nxërë”, është ajo që ka trembur protagonistët e këtyre dokumenteve “20 për qindësh”, protagonistë të cilët nuk janë asgjë se sa Dritan Avllajt e tjerë. Pikërisht këta, Dritan Avllajt e tjerë, që kanë pranuar të “konsumojnë” emrat e tyre, për 20 për qindëshet e Edi Ramës, tashmë i janë vërsulur kryetarit të PS-së, nga frika se publikimi i pritshëm e i mundshëm i emrave të tyre, megjithëse mund të jenë apo jo përftuesit direkt të 20 për qindëshit të radhës, është një humbje e madhe për ata vetë, të cilëve ju duhet të paguajnë, veç pagesave të mundshme financiare, edhe kostot e Edi Ramës.
Që prej disa ditësh, mësohet se sekserët dhe ortakët e Edi Ramës, saktësisht që kur filloi të lakohej emri i Dritan Avllajt, si një “mjet këmbimi”, kundrejt 20 për qindëshit, pasi kanë bërë një bilanc shpejt e shpejt, kanë kuptuar se edhe emrat e tyre ekzistojnë në të tilla dokumente, që nuk ka website “ti nxërë”. Për pasojë, duke pasur frikën dhe merakun e lakimit të emrave të tyre në publik, mësohet se i kanë kërkuar Edi Ramës, të respektojë marrëveshjet, sipas të cilave ai nuk do të lejonte që të përfliteshin emrat e tyre.
Vetë Edi Rama, duket se nuk e ka kapërdirë këtë formë presioni në formë kryengritje të sekserëve dhe ortakëve të tij. Por, i gjendur ngushtë, përballë këtij presioni, mësohet se ai ka premtuar se nuk do të lejojë ti shkasin herë tjetër të tilla mosllogaritje, që i kthehen në bumerang.
Premtimi i Edi Ramës, nga ana tjetër, nuk është se i ka bindur shumë sekserët dhe ortakët e tij, të cilët, e kanë kërcënuar atë, se në një rast tjetër të tillë të ngjashëm me atë të Dritan Avllajt, do të jenë ata vetë që do publikojnë (jo në ndonjë website) dokumentet dhe marrëveshjet të 20 për qindëshit, në formë gjobe, që ata kanë qenë të detyruar t’ia paguajnë kryebashkiakut kryesocialist.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›