Gjatë janar-korrikut në Shqipëri kanë hyrë 1.8 milionë vizitorë

Tiranë, 23 gusht - Ministria e Turizimit e Shqipërisë deklaron se në Shqipëri kanë hyrë që nga janari deri në fund të muajit korrik rreth 1 milion e 800 vizitorë duke përfshire ketu emigrantët apo turistët dhe ata që kryejnë vizitë njëditore apo kalojnë tranzit në Shqipëri .
“Nga janari deri ne korrik kemi regjistruar një shifër prej 1.8 milionë vizitoresh. Vjet në tërë vitin kemi patur 3 milione vizitorë, numër në të cilin përfshihen emigrantet edhe shtetasit e huaj”, tha Odeta Nishani, nga Drejtoria e Statistikave, raporton Top Channel.
Sipas statistikave dhe përllogaritjeve te bera ne Ministrine e turizmit deri ne fund te muajit korrik ,180 mijë jane vizitore ditore të cilet mund të kenë vizituar një kala ne Shqipëri , ndersa 1 620 000 jane perllogaritur turistë, të cilët kanë fjetur të pakten një natë. Sipas Nishanit, kriteri bazë për përcaktimin e vizitoreve është rezidenca e tyre, me pas në bazë të ditëqendrimit ato klasifikohen në turistë apo vizitorë ditore.
Per 20 ditet e para te gushtit kane ardhur rreth 600 mijë të huaj të cilët do te perpunohen ne vizitorë ditorë, turistë apo rezidentë në Shqipëri, dhe Ministria e Turizmit deklaron qe deri ne fund të vitit shifra e vizitoreve parashikohet te jete 3.5 milion. Pas klasifikimit dhe shifrave te publikuara nga Ministria e Turzimit, eshte banka e Shqiperise dhe INSTAT te cilat bëjnë përllogaritjet e të ardhurave nga turizmi, pasi turisti dhe vizitori ditorë kanë koeficiente të ndryshëm në përllogaritjen e shpenzimeve që mund të kenë kryer.