E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seksion shkencor ne nder te Mithat Frasherit

Në Akademinë e Shkencave është mbajtur në seksion shkencor në kuadër të 132 vjetorit të Mit’hat Frashërit ose siç njihet ndryshe me emrin Lumo Skëndo. Organizatori i këtij eventi Aleko Gergo vlerësoi figurën e spikatur të politikës shqiptare në gjysmës se parë të shekullit XX.
Ministri i Kultures Aldo Bumçi theksoi faktin se në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar do të vendosen në piedestal figurat që u anatemuan nga sistemi komunist.
Ndërkohë që edhe historianë vlerësuan kontriburin e tij shumëdimensional
E pranishme në këtë përvjetor të Mit’hat Frashërit ishte edhe Ana Këlcyra, e cila rrëfen detaje rreth emigrimit të tij.
Mithat Frashëri ka lindur ne mars te vitit 1980 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në Neë York, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga Familja Frashëri. Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore.
Në 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri në testamentin e tij i lë shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›