E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takim me biznesin per programin e tij politik

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka prezantuar pikat kryesore mbi të cilët bazohet programi i forcës politike që drejton për biznesin. Duke folur para përfaqësuesve të biznesit shqiptar, kryesocialisti thkesoi se në momentin kur e majta të vijë në pushteti, qeveria do të jetë bashkëpunuese me biznesit. Ai u ndal në mënyrë të veçantë tek zëvenëdësimi i taksës së sheshtë, me taksën progresive.
Propozimet e kryetarit socialist kanë hasur në oponencën e biznesit shqiptar. Ata kanë kundërshtuar mundësinë e eliminimit të taksës së sheshtë, pasi në argumentimin e tyre, kjo është një politikë mjaft pozitive që aplikohet në vendet në zhvillim.
Kryetari Rama, në tryezën për biznesin, në kuadër të programit të saj politik “Për një Rilindje Kombëtare”, ka garantuar biznesin se propozuar se me ardhjen e opozitës në qeveri do të hiqen përfundimisht referencat, pasi sipas tij sistemi aktual është mjet abuzimi politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›