E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sekuestrimi i pallatit në Durrës/ Ndërtuesi, me precedent penal. Paratë, nga shitja e drogës në Itali

Një operacion policor po zhvillohet në zonën e plazhit në Durrës, ku është duke u bërë sekuestrimi i një pallati të dyshuar se është ndërtuar me paratë e krimit të organizuar.

ABC News mëson se bëhet fjalë për një pallat 6-katësh në afërsi të urës së Dajlanit në vijën e parë të detit.

Pallati ka qenë në sekuestro preventive pasi pronari Pëllumb Tuta me precedent penal dyshohet se e ka ngritur këtë ndërtesë me para të përfituara nga shitja e lëndeve narkotike në Itali.

Pallati po konfiskohet përfundimisht. Në këtë objekt jetojne disa familje të fisit Tuta./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›