E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrimi i pasurive kriminale bashkepunim italo-shqiptar

Hetimi i perbashket i veprimtarive kriminale te rrjeteve italo-shqiptare ka sjelle ne Tirane drejtorin e pergjithshem te policise italiane Antonio Manganeli. Kreu i policise italiane eshte takuar me homologun shqiptar Hysni Burgaj. Antonio Manganeli ka deklaruar se eshte i domosdoshem shkembimi i informacionit sidomos sa i takon identifikimit dhe sekuestrimit te pasurive kriminale. Italia llogarit 9 miliard euro pasuri te botes se krimit te cilat tashme jane sekuestruar.

Kemi rene dakord per ardhjen e hetuesve shqiptare ne Itali dhe te atyre italiane ne Shqiperi me qellim shkembimin e informacionit dhe pergatitjen e tyre mbi te njejtat teknika hetimi. Sot agresioni i vertete ndaj krimit te organizuar eshte gjetja e pasurise se tij. Duhet te zbulojme se si njerezit e varfer jane bere te pasur nepermjet veprimtarive kriminale tha Manganeli.

Kam kerkuar mendime ne mbeshtetjen e autoriteteve zbatuese te ligjit italian per policine shqiptare ne menyre te vecante ne luften kunder krimit te organizuar ne menyre te vecante ne sektoret e rinj sic eshte ai I aseteve kriminale te krijuara kohet e fundit tha Burgaj.

Drejtori i pergjithshem i policise italiane eshte takuar edhe me ministrin e Brendshem Lulzim Basha me te cilin ka theksuar forcimin e bashkepunimit ne luften kunder krimit te oraginuar dhe trafiqeve. Basha e ka njohur Manganelin edhe me masat qe ka marre qeveria shqiptare ne miremenaxhimin dhe sigurine e kufijeve.

Genti Hazizi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›