Sekuestrohen 20 kg marijuanë në Gjirokastër, në kërkim autori

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 20 kg marijuanë, ndërsa është shpallur në kërkim poseduesi i lëndës narkotike. Sipas burimeve nga policia, droga po tranportohej nga Lazarati sot në orët e para të mëngjesit me një automjet pa targa. Droga u kap tek ish agjensia e vjetër e udhëtarëve në Gjirokastër, ku autori hodhi cantën me 20 pako marijuanë poshtë rrugës. Mësohet se drejtuesi i mjetit, i cili u identifikua nga policia, ka mundur të largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.