E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje për motive hasmërie në Rubik, ekzekutohet 24-vjeçari

Një person është ekzekutuar mesnatën e mbrëmshme në Mirditë. Ngjarja e rëndë është shënuar në Rubik, ku rreth orës 12:00 të mesnatës është ekzekutuar me armë zjarri shtetasi Nik Ndue Tuci, 24 vjec. Sipas policisë vrasja ka ndodhur për motive hasmërie, pasi dyshohet që vëllai i viktimës Mir Tuci, të ketë vrarë 3 vite më parë të vëllain e 28- vjecarit Plaurent Pal Përpala, që është identifikuar nga uniformat blu si autori i krimit. Ndërkaq policia po punon për kapjen e autorit Përpala si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›