E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 200 kg marihuanë, dy të ndaluar

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar sot nga policia në Tepelenë. Droga u gjet brenda ambienteve të një fabrike tullash.

Nga të dhënat paraprake mësohet se sasia e drogës së kapur shkon deri në 200 kg, e llojit marihuanë.

Vendi ku u gjet droga shërbente për tharjen e bimëve narkotike, nga ku më pas bëhej edhe përpunimi i mëtejshëm.

Si transmeton Panorama njoftimin e Policisë, dy rojet e fabrikës ku u gjet marihuana janë shoqëruar në stacion policor, ku po punohet për të identifikuar poseduesit e kësaj droge./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›