E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 300 steka cigare kontrabandë, arrestohet autori

Gjirokastër, 4 shtator, NOA Forcat e policisë së Gjirokastrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një automjetet po transportonte një sasi me steka cigare kontrabandë nga Kakavija për në Gjirokastër, kanë ushtruar një kontroll në hyrje të qytetit jugor, në pjesën e rrugës nacionale.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Benz, me targë GJ 72 93 A dhe drejtues Arben Pulerin, 36-vjeç nga qyteti i Gjirokastrës rezultoi se në bagazhin e këtij automjeti janë konstatuar 6 koli me cigare të markës Marlboro, me mbishkrimin Duty Free, gjithsej 3.000 (tremijë) copë paketa .

Ky person këto paketa i kishte blerë në Duty Free në Kakavije nga toka greke dhe i kishte futur këto paketa në territorin shqiptar në mënyrë kontrabandë nëpërmjet pikës së Kakavijës duke shmangur detyrimin doganor.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura, u sekuestruan paketat dhe automjeti në cilësinë e provës materiale, si dhe u bë arrestimi në flagrancë i personit të lartpërmendur për veprën penale të Tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë, parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›