E Diel, 1 Nëntor 2026

Pinin kafe në lokal, makina i merr me vete duke plagosur 5 klientë

Durrës, 4 shtator NOA Disa prej klientëve të lokalit buzë rrugës në lagjen nr 4 të Durrësit, nuk ua kishte prerë mendja kurrë se duke pirë kafen e mëngjesit nën shoqërinë e miqve të tyre, do të përfundonin në spital me fraktura, pasi një makinë i përfshiu nën rrota.

Ngjarja e rrallë ndodhi në orën 08.00 të mëngjesit, kur një automjet i markës Benz me targë DR 8577 C, ka dalë nga rruga duke u përplasur në anën e djathtë të trotuarit, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar dhe ka aksidentuar 5 persona.

Burime hetimore i thanë agjencisë së lajmeve NOA se automjeti i drejtuar nga Nadir Dushaj, 51 vjeç, ka devijuar nga rruga duke dëmtuar disa karrige dhe tavolina të një lokali aty pranë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur Ilmi Z., 48-vjeç, Kosta k., 69-vjeç, Artan M., 38-vjeç, Shefqet D., 20-vjeç dhe Irakli P.

Sipas burimeve të policisë mësohet se të aksidentuarit janë transportuar për në spitalin e Durrësit ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm. Bluzat e bardha u shprehën se lëndimet nuk paraqisnin asnjë rrezik për jetën e të plagosurve.

Pas hetimeve paraprake, policia ka vendosur të nisë procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Nadir Dushajt, për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

/f.sh/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›